Si nje nder Kalfët e parë që kishte dalë nga Shkolla Profesionale Rubin-Karmin në Shkup, Avdyl Ali Hoxha ishte gjenerata e parë që doli me një zanat si ky i përpunimit të stolive nga Ari, Atë kohë në Shkup kishte vetëm përpunues të argjendit, dhe Avdyli kishte nje talent të rallë në dizajn dhe stil të veçant, dhe me ketë u dallua menjëherë, ai filloi duke bërë vizatimet e para edhe gjatë shkollimit dhe viteve në vazhdim.
Pasi kishte mbaruar shkollën për Përpunimin e stolive të arit, në Rubin-Karmin, Babai i Avdylit dhuroi disa monedha ari, sa per të filluar përpunimin dhe prodhimin e stolive. Pasi kishte investuar në disa vegla dhe makina të thjeshta, filloi punën duke punuar vetëm me porosi dhe puna vazhdoi pa ndalë duke angazhuar edhe vëllezërit në lokalin në qarshin e vjetër të Shkupit.
Me përvetësimin e punës dhe krijimit të përvojës, ushtrimin dhe trajnimin e vllezërve dhe anëtarëve tjerë të familjes, filluan të investojnë në makina për prodhim serik, në lokalet dhe në shtëpinë e atëherëshme në Shkup ku u prodhuan unaza, vathë dhe bylyzyk të ndryshëm.
Prodhimin me porosi në atë kohe ishte vështirë të arrihej pa një ide, punë të palodhshme dhe aftësi të liderit që Avdyl Hoxha i kishte si vyrtyt, dhe kjo i vazhdoi tërë jetën. Në atë kohë artaria kishte emrin Smaragd dhe kishin mbi 20 punëtorë dhe klientë në të gjithë Jugosllavinë kryesisht në Kosovë, Maqedoni, Kroaci etj.
Me zgjerimin e familjës, u pa si e nevojshme të shërbejnë klientët me pakicë dhe bënë hapin e parë me zgjerimin e lokaleve në Ferizaj dhe Prishtine, ku si fillim Avdyli e hapi lokalin e parë në Ferizaj, kurse Hetemi, vllau i madh i Avdylit hapi lokalin në Prishtinë. Lokalet tjera në Kosovë u hapen edhe nga vëllezërit e tjerë.
Vitet e paraluftës ishin kryesisht të qeta për zantin, përpos problemeve me sistemin e atëhershëm nën okupim. Pas luftës kërkesat për stoli ishin në rritje, me përvojën që kishim, rihapen edhe prodhimin serik në Ferizaj, pasi që tanimë Kosova ishte shtet i pavarur, dhe hapen një lokal në Kampin “Bondsteel” në Ferizaj dhe “Montieth” në Gjilan.
Me zgjerimin e prodhimit, hapjen e lokaleve me pakicë dhe shitjen me shumicë, duke zgjeruar ofertën, me stoli avantgarde, me gurë te çmuar, rubin, emerald, dhe diamant, së pari në tregun e Kosovës. Lokali me qendër në Prishtinë ishte me renome, për ofertën e stolive dhe shumëllojshmëri të veçantë në Prishtinë dhe Kosovë.
Si lider në tregun e stolive të arit dhe produkteve cilësore, u zgjeruam me linjën e prodhimit të unazave të fejesës, me teknologjitë me të fundit “CNC” me shumë varietete, ku mbuluam tregun e Kosovës me shumëllojshmëri dhe cilësi.
Me rritjen e vëllimit të punës dhe sigurmit të cilësisë së produkteve deri tek konsumatori, bëmë hapin e parë në Kosovë dhe investuam në laboratorin e parë për testimin e cilësisë së arit, me 0.00001% saktësi, duke ju ofruar tregut të Kosovës dhe konsumatorëve një cilësi të prodhimeve të arit ku disa tregëtar të arit të stolive tashme kishin mbuluar tregun me ari të pa-garantuar në cilësi.
Me rritjen e çmimeve të arit në Berzën ndërkombëtare, u pa si mundësi për të zgjeruar brendin Bijuox duke ofruar stoli argjendi, bizhuteri dhe orë dore nga brendet më të njohura zviceriane dhe botërore. Me 2 shitore të veçanta dhe me një portfolio të produkteve të argjendit dhe orëve, kompania Bijoux ka në plan të hap në të gjitha qendrat e Kosoves dhe më vonë edhe në qytetet kryesore të Evropës.
Pas kërkesave të shumë klientëve nga qytet e tjera të Kosovës si dhe për çasje më të mirë dhe për të qenë më afër klientëve tanë, ne Shkurt te vitit 2019 u be hapja e butikut të stolive të çmuara "RUBIN" në qendrën tregtare Albimall ne Katin e dyte. Ku përveq stolive te arit 14karat exponohen edhe stoli të arit 18karat si dhe stoli me margaritar dhe xhevahire të ndryshëm si Diamante, Rubym Emerald e shume lloje të tjera të xhevahirëve natural, të gjitha të certifikuara internacional dhe me garancion.
Përzgjedhja e unazave ishte me përgjegjësi të rëndësishme, pasi do ti mbajmë gjithë jetën, Rubin-i, na e lehtësoji këtë proces me ofrimin e zgjedhjeve të shumta si në aspekt të modeleve ,cilësisë, dhe çmimit të pranushem për neve.
Donika dhe Uran Çifti i ri nga Ferizaj